Ekrem Kastrati pritet me entuziazëm në Damanek dhe Bubavec: Më 12 tetor fitojmë bindshëm

Kandidati i NISMA-s për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati, është pritur me entuziazëm në Damanek, Bubavec, Bubël dhe Qypevë, ku qytetarët kanë shprehur përkrahje të madhe për vizionin e tij për një “Malishevë urbane”.
“Kështu jemi të pathyeshëm, kështu ne e ndryshojmë komunën tonë”, ka deklaruar Kastrati, duke shtuar se besimi dhe kurajo e qytetarëve janë sinjal i qartë për një fitore të thellë më 12 tetor.