75 Mall Live Search
09:54 / E Enjte, 02 Tetor 2025 / KV

Gjykata Speciale: Covey ka nisur edhe sot dëshminë e tij

Dëshmitari i katërt i mbrojtjes së Thaçit, James (Jock) Covey, po e vazhdon edhe sot dëshminë e tij në Speciale.

Dëshmitari James Peter Covey, në dëshminë e tij në Hagë, ka thënë se Hashim Thaçi nuk ka ndërlidhje me asnjë nga pretendimet e prokurorisë për veprimtari kriminale nga ana e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dëshmia e tij vazhdon me pyetjet shtesë të avokatit Luka Mishetiq.

James (Jock) Covey është dëshmitari i thirrur nga mbrojtja e Hashim Thaçit, sipas përmbledhjes së mbrojtjes të lexuar në gjykatë, Covey ka shërbyer si zëvendës kryesor i përfaqësuesit special të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për Kosovën gjatë periudhës përkatëse.