Rama në Kopenhagë: Shqipëria po vrapon drejt BE-së, jemi objekt i sulmeve kibernetike iraniane

Gjatë pjesëmarrjes së tij në Samitin e Komunitetit Politik Europian në Kopenhagë, kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria po ecën me ritme të shpejta drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke nënvizuar përparimin në procesin e negociatave.
“Po përparojmë për të punuar me tenderat publikë. Ne nuk po presim për BE po vrapojmë shumë shpejt, ne do të jemi gati shumë shpejt dhe u takon të mëdhenjve të mos presin më dhe të na përqafojnë e mirëperesim”.
“Kemi qenë objekt të sulmeve kibernetike por sot kemi mbrojtjen më të fortë në Europë. Ende vijojmë të jemi objekt i sulmeve kibernetike të BE-së. Ka shumë mësime ku mund t’i mësojmë nga BE. Për të rritur një konvergjencë për të arritur sigurimin. Ajo që është më e rendësishme jo vetëm që të përforcohet aspekt ushtarak por të ketë një plan paqeje europian.
“Sa më shumë të ecim në këtë drejtim aq më mirë do të jetë sepse të tjerët po shfaqen më të fuqishëm”, tha Rama./TCh/