Rama batutë me Macronin për gafën e Trumpit: Nuk na urove për paqen Shqipëri-Azerbajxhan

Pak para nisjes së Samitit të 7-të të Komunitetit Politik Europian në Kopenhagen këtë të enjte, një video e shpërndarë në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen.
Në pamjet që po qarkullojnë, kryeministri shqiptar Edi Rama i drejtohet presidentit francez Emmanuel Macron me një batutë që sjell në vëmendje disa nga gafat e presidentit të SHBA-së.
Bëhet fjalë për ngatërrimin e Armenisë me Shqipërinë, ku nga ana Trumpit është thënë se është “shuar konflikti me Azerbajxhanin”, ndërkohë që Shqipëria nuk ka regjistruar asnjë konflikt me këtë vend.
“Ti duhet të kërkosh falje, këtu, ne të dyve, sepse nuk na urove për marrëveshjen e paqes që presidenti Trump bëri mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit”, dëgjohet të thotë Rama në video.
Albanian PM Rama to Macron:
— Clash Report (@clashreport) October 2, 2025
You should congratulate Ilham Aliyev and me.
Trump has ended the conflict between us. https://t.co/6GhybUMMRe pic.twitter.com/lpjObSNFFt