Aksident i rëndë trafiku në Gjergjicë të Drenasit, pesë të lënduar (Video)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Pejë, në Gjergjicë të Drenasit.
Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa pamjet të cilat kanë dërguar lexuesit e IndeksOnlinet tregojnë për dëme të mëdha materiale.
Policia e trafikut ka dalë në vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me rastin./IndeksOnline/