Shqipëri: Theren me thikë dy nxënës në gjimnazin e Kamzës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në gjimnazin “Ibrahim Rugova”, në Kamëz.
Dy nxënës janë plagosur me thikë jashtë ambienteve të shkollës, pas një konflikti, shkruan A2 CNN-si.
Po ashtu bëhet me dije se nxënësit që kanë mbetur të plagosur nga goditjet me thika janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës, në kryeqytet.
Dy 16-vjeçarët me inicialet A.L. dhe B.T. aktualisht ndodhen në sallën e urgjencës dhe po ekzaminohen nga mjekët. Vetëm pas daljes se mjekëve do të bëhet e ditur gjendja e tyre shëndetësore.