Të paktën 26 persona u mbytën në një aksident me barkë në Nigeri

Së paku 26 persona humbën jetën pasi një barkë që po transportonte tregtarë u përmbyt në lumin Niger, në rajonin Kogi të Nigerisë, të enjten. Ky është aksidenti më i fundit vdekjeprurës në rrugët ujore të këtij shteti të Afrikës Perëndimore.
Komisionari për Informim në Kogi, Kingsley Fanwo, tha në një deklaratë se pasagjerët po udhëtonin të mërkurën nga distrikti Ibaji në shtetin Kogi drejt një tregu në Ilushi, në shtetin fqinj Edo, kur barka e tyre u përmbyt, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
Aksidentet me barka janë të shpeshta në Nigeri, pasi operatorët shpesh i stërngarkojnë ato dhe shpërfillin rregullat e sigurisë, si përdorimi i jelekëve shpëtues, pavarësisht paralajmërimeve të vazhdueshme nga autoritetet.
Këto aksidente rriten sidomos gjatë sezonit të reshjeve, i cili tani është në kulmin e tij, kur niveli i ujit në lumenj rritet dhe rrymat bëhen më të fuqishme.
Barkat mbeten një formë jetike transporti në zonat rurale të Nigerisë, ku infrastruktura rrugore është e pamjaftueshme, por zbatimi i standardeve të sigurisë vazhdon të mbetet problematik.