75 Mall Live Search
13:22 / E Enjte, 02 Tetor 2025 / MSH

Lidhja e Prishtinës për futbollin/ Kupina takohet me KF Flamurtarin

Lidhja e Prishtinës ka vizituar sot klubin futbollistik Flamurtari.

Optimist dhe i lumtur pas takimit, Fehmi Kupina, u shpreh se futbolli është sporti më popullor në Kosovë dhe Flamurtari vazhdon t’i japë Kosovës dhe arenës ndërkombëtare futbollistë cilësorë.

“Kënaqësi të vizitojmë një prej klubeve më të mëdha të kryeqytetit, KF Flamurtari. Se futbolli është sporti më popullor në Kosovë vërehet lehtë nga numri i madh i të rinjve që me vullnet të rrallë punojnë drejt suksesit siç bënin këta djelmosha të KF Flamurtarit.

Me ngjyrat tradicionale shqiptare, kuq e zi, KF Flamurtari vazhdon t’i japë Kosovës e arenës ndërkombëtare futbollist cilësorë.

Me Dukagjinin dhe Arbenin, ju premtuam se investimi në futboll do të jetë prioritet i lartë i Lidhjes së Prishtinës. Vizita në këtë  klub na la me përshtypje të jashtëzakonshme nga motivimi i këtyre djelmoshave për të arritur majat e futbollit ndërkombëtar” u shpreh Kupina.