Hajdari: Lagjja “Cakiqi” ajo “Nishori” dhe fshati Bytyq, mesazh i qartë për ndryshim me PDK-në

Kandidati për kryetar të Drenasit nga PDK, Petrit Hajdari, tha se fryma e fitores së madhe u konfirmua në takimet me banorët e lagjeve “Cakiqi” dhe “Nishori” në Komoran.
“Qytetarët e dinë: PDK-ja është fuqia, garancia dhe fitorja e Drenasit. Asgjë nuk e ndal këtë uragan të madh që po vjen”, theksoi Hajdari.
Ai shtoi se edhe në fshatin Bytyq qytetarët e dhanë mesazhin e qartë për ndryshim dhe mirëqeverisje. “Vullneti i qytetarëve është i pandalshëm dhe më i qartë po bëhet dita-ditës. PDK-ja e ofron këtë qeverisje të re, me qytetarin në qendër”.