Përfundon dëshmia e Jock Covey-t në Hagë

Pas tri ditësh, ka përfunduar dëshmia e ish-zëvendësit të Bernard Kouchnerit, Jock Covey në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Pak para përfundimit, Covey foli për takimet me udhëheqës të UÇK-së, e për të cilat nuk i kujtohej nëse Hashim Thaçi ishte pjesë.
“Këto ishin takime që Mike Jackson i thërriste dhe ato kishin një qëllim të veçantë, të arrihet një marrëveshje angazhuese. Nuk më kujtohet nëse zotëri Thaçi ka marrë pjesë në takime, përveç një takimi të fundit të cilin e kam shpjeguar në hollësi”, deklaroi Covey.
Në fund, dëshmitari amerikan falënderoi të gjithë për mundësinë e dhënë.