Aliu: Institucioneve të dijës dhe arsimit po i bashkohet edhe një institucion i mirëfilltë dhe bashkëkohorë

Kryetari i Shtimës, Qemajl Aliu tha se ashtu siç ka zotuar se arsimi do të jetë prioritet i tij, tashmë po bëhet realitet.
Aliu tha se arsimimi dhe edukimi arsimorë nuk do të jetë më problem për këtë komunë.
“Institucioneve të dijës dhe arsimit po i bashkohet edhe një institucion i mirëfilltë dhe bashkëkohorë. Ashtu siç jemi zotuar arsimi, dija dhe puna do të jenë prioritet i yni. Në kuadër të kësaj nga një çerdhe ne po shkojmë në gjashtë çerdhe. Arsimi dhe edukimi parashkollorë do të zgjidhet përfundimisht dhe secili fëmijë që do të lind në komunën e Shtimës do të ketë mundësi të edukohet në çerdhe publike dhe pa kosto”, tha Aliu.
Kjo është çerdhe e gjashtë në komunën e Shtimës, ndërsa e pesta në mandatin e kryetarit Qemajl Aliu.