Donald Trump tallet me ilaçet për humbje peshe: Shumica thonë kam ndryshuar, por unë nuk mendoj ashtu

President i Amerikës Donald Trump është tallur me funksionin e ilaçeve, të cilat shërbejne për humbje peshe. Në një deklaratë të cilën Trump ka bërë kohëve të fundit ka thënë, se te shumica e njerëzve që i kanë përdorur nuk ka parë ndonjë ndryshim.
“Ndonjëherë ato funksionojnë, mendoj, për disa njerëz, por shumica e njerëzve që kam parë nuk duket se bëjnë ndonjë ndryshim”, tha Donald Trump.
Mediat e huaja shkruajnë se Trump solli shembullin e miqëve të tij në mënyrë që ta bënte më të besueshne atë që ka thënë, mbi efikacitetin e ilaçeve të dobësimit. Ai tha se shumë prej miqve të tij të shëndoshë, thonë se kanë humbur peshë, ndërkohë që ai nuk mendon të njejtën gjë për to dhe situatën e tyre.
“Shumë miq që janë të shëndoshë më thonë, humba peshë dhe unë them nuk mendoj kështu’” pohoi Presidenti Trump.
Donald Trump është tallur vazhdimisht me trajtimet gjithnjë e më popullore për obezitetin, duke vënë në pikëpyetje efektivitetin e tyre dhe duke i tallur njerëzit mbipeshë. Këtë gjë e rikonfirmoj në deklaratën e fundit që dha mbi medikamentet, të cilat shërbejnë për humbje peshe.