Biznesi i ri i familjes/ Dëshiron të darkosh me nënën e Yamalit? Ja sa do të paguash

Një ngjarje e pazakontë po tërheq tifozët e futbollit në Londër: darkë me Sheila Ebanan, nëna e ‘yllit’ të Barcelonës, Lamine Yamal.
Organizuar nga JEN C Events, kjo darkë do të mbahet më 7 nëntor, në Nobu Hotel London Portman Square dhe është pjesë e Football Fans Christmas Party.
Ftesa e eventit bën thirrje:
“Mos humbisni mundësinë për të takuar nënën e futbollistit më të mirë në botë.”
Ngjarja ka një kapacitet prej 400 personash dhe është e hapur vetëm për të rritur mbi 18 vjeç. Vetë Lamine Yamal, i cili do të luajë kundër Celtas, nuk do të marrë pjesë në darkë.
Çmimet e biletave:
Hyrja standarde (150 euro): përfshin koktej mirëseardhjeje dhe një menu me tre pjata.
Hyrja e avancuar (rreth 400 euro): përfshin vend më të mirë në sallë dhe bar të hapur me shampanjë.

Paketa VIP (800 euro): tavolinë preferenciale, bar i hapur dhe mundësi për të bërë fotografi me Sheila Ebana.
Gjatë mbrëmjes, pjesëmarrësit do të shijojnë ushqim të shijshëm dhe muzikë ‘live’ me DJ, duke e bërë eventin një përvojë të veçantë për tifozët e futbollit.