Kurs falas i gjuhës angleze për nxënës, në bashkëpunim me Ushtrinë Amerikane

Xhamia “Prof. Dr. Bedri Kamberi” në Prishtinë, në bashkëpunim me Ushtrinë Amerikane nga Kampi Bondsteel, ka njoftuar organizimin e një kursi falas të gjuhës angleze, i cili do të nisë më 11 tetor 2025.
Kursi është i dedikuar për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme dhe do të zhvillohet sipas metodave bashkëkohore të mësimdhënies nga ushtarët amerikanë.
Qëllimi i këtij projekti është të ofrojë mundësi shtesë edukative për të rinjtë, duke i ndihmuar ata në përvetësimin e gjuhës angleze përmes një qasjeje praktike dhe interaktive.
Njoftimi i plotë: