Jeta Statovci kritikon gjendjen e Tregut të Gjelbër në Prishtinë: Pamja dhe turpi para derës së Komunës

Kandidatja për Asamblenë Komunale në Prishtinë, Jeta Statovci ka reaguar ashpër ndaj gjendjes së Tregut të Gjelbër në kryeqytet vetëm disa minuta larg objektit të Komunës dhe Kuvendit.
Përmes një videoje të publikuar, Statovci ka thënë se tash e 25 vite ky treg është lënë në mëshirë të fatit duke e quajtur situatën ‘pamje dhe turp’ për kryeqytetin.
“Komuna i ka lënë tregtarët të punojnë në kushte të papranueshme. Prishtina duhet të themelojë një ndërmarrje publike komunale të dedikuar për menaxhimin e tregjeve, për organizim më efikas, rritje të të hyrave dhe kushte moderne për tregtarët dhe qytetarët,” ka shkruar Statovci. /IndeksOnline/
Postimi i plotë: