Vetëm dy trajnerë kanë fituar të gjitha ndeshjet këtë sezon në Europë!

Dy trajnerë në Europë e kanë nisur sezonin në mënyrë më të mirë të mundshme, ku kanë fituar të gjitha ndeshjet.
Bëhet fjalë për Francesco Farioli dhe Vincent Kompany, shkruan Indeksonline

Farioli ka fituar në nëntë ndeshje me Porton në të gjitha garat.
Njësoj me statistika është edhe trajneri i Bayern Munchenit, Kompany. Edhe belgu i ka fituar nëntë ndeshjet e para zyrtare me klubin gjerman.
Gjatë kësaj jave në garat e UEFA-s, Porto mposhti Crvena Zvezdën, kurse Bayerni mposhti Pafosin./Indeksonline/
