Cila është befasia e Sylvinhos? Një “ballist” për ndeshjen kundër Serbisë/ Ftohet për herë të parë…!

Kombëtarja e Shqipërisë ka zbuluar listën e futbollistëve për ndeshjen ndaj Serbisë, e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Trajneri Sylvinho ka zbuluar listën me lojtarët që do të udhëtojnë në Serbi, më 11 tetor, shkruan Indeksonline
Klisman Cake, lojtari i Shkëndijes së Tetovës për herë të parë është ftuar te Kombëtarja e Shqipërisë.

A është ky një provokim nga Sylvinho? Një “ballist” udhëton me ekipin për në Serbi.
Cake luan si mbrojtës te skuadra shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Ai më parë ka qenë pjesë e grupmoshave të reja te “kuqezinjtë”, por kjo është hera e parë te ekipi i parë.
Ndeshja Serbi – Shqipëri do të luhet, më 11 tetor, në stadiumin gradski stadion “Duboçica” në Leskovc, në orën 20:45.
Ndërsa miqësorja Shqipëri – Jordani do të zhvillohet më 14 tetor, në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00./Indeksonline/