75 Mall Live Search
12:38 / E Premte, 03 Tetor 2025 / G T

Pse nuk u ftua Anis Mehmeti? Sylvinho tregon arsyen: Kemi shumë lojtarë në krahun e majtë!

Kombëtarja e Shqipërisë ka zbuluar listën e futbollsitëve për ndeshjet e muajit tetor ndaj Serbisë dhe miqësore ndaj Jordanisë.

Në këtë grumbullim mungon futbollisti i Bristol Cityt, Anis Mehmeti, përkundër formës së jashtëzakonshme në këtë sezon të Championship, shkruan Indeksonline

Sylvinho u paraqit në konferencë për media sot dhe foli për listën. Nga gazetarët u pyet rreth mungesës së Mehmetit.

Përgjigjja e tij ishte kjo: “Mehmetin e kemi vizituar, por ne kemi shumë lojtarë në krahun e majtë. Ne e kemi marrë Mehmetin këtu, ka luajtur në të djathtë. Me ekipin e tij luan në krahun e majtë, ne e kemi pozicionuar në krahun e djathtë. Bëhen shumë lojtarë. Nuk mund të dërgoj 27-28 lojtarë në Serbi, është zgjedhja ime”.

Kujtojmë se ndeshja ndaj Serbisë zhvillohet më 11 tetor./Indeksonline/