75 Mall Live Search
14:48 / E Premte, 03 Tetor 2025 / SH

70% e zhveshur, Kendall Jenner i lë të gjithë pa fjalë me ecjen e saj në pasarelë

Modelja Kendall Jenner eci në pasarelë me një fustan krejtësisht transparent të zbukuruar me tufa gëzofi në mbylljen e sfilatës së Schiaparelli-t për pranverën 2026 në Javën e Modës në Paris.

Fustani i gjatë dhe transparent nxirrte në pah siluetën sensuale të modeles, duke i dhënë flakën internetit me pamjen e saj.

Doreza të njëjta, sandale me taka metalike dhe një palë vathë të artë tërheqës u kombinuan me fustanin. Flokët e Jenner ishin të mbledhura në një topuz elegant.

Kendall u pasua në rreshtin e parë nga motra e saj më e vogël Kylie dhe këngëtaret Rosalía dhe FKA Twigs .

Rastësisht, “fustani i zhveshur”, si ai që veshi Jenner, është bërë një nga trendet më të njohura të modës, veçanërisht në Hollywood. Ky lloj fustani konsiderohet si një shenjë e vetëbesimit./Indeksonline/