75 Mall Live Search
18:08 / E Premte, 03 Tetor 2025 / Gj Sh

Nuk e lë të pushoj as për miqësore, Argjentina e fton Leo Messin për ndeshjet e tetorit

Kombëtarja e Argjeninës është njëra prej skuadrave që tashmë kanë siguruar pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2026.

”Albiceleste” gjatë muajit tetor do të zhvillojë dy ndeshje miqësore, me 11 tetor ndaj Venezuelës dhe tre ditë më vonë kundër Puerto Ricos, shkruan IndeksOnline.

Selektori, Lionel Scaloni ka publikuar listën për këto dy ndeshje, ku është ftuar edhe Lionel Messi.

Pavarësisht se Argjentina ka siguruar kualifikimin, dhe këto janë ndeshje miqësore, Scaloni ka ftuar lojtarët kryesor si Messi, Lautaro Martinez, Julian Alvarez e të tjerët yje.

Këto ndeshje miqësore do të shërbejnë si test para ndeshjes finale me Spanjën, në trofeun ”Finalissima”, ndeshje që zhvillohet me 7 mars të vitit 2026./IndeksOnline/