75 Mall Live Search
21:27 / E Premte, 03 Tetor 2025 / MSH

Juniku po bëhet me pishinë gjysmë-olimpike, Shehu jep lajmin e madh

Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, ka dhënë një lajm të madh për qytetarët e kësaj komune.

Ai ka bërë me dije se qyteti po bëhet me pishinën e parë gjysmë-olimpike, shkruan IndeksOnline.

Realizimi i projektit, sipas Shehut, kap vlerën e afro gjysmë milion eurosh dhe do të realizohet mandatin e ardhshëm.

“Të dashur junikas,

Juniku do të bëhet me pishinë e parë gjysmë olimpike. Ky projekt do kap vlerën rreth gjysmë milioni euro dhe do të realizohet gjatë mandatit tonë të dytë në përputhje me standardet e fundit ndërkombëtare.

Urime të gjithëve.

Pak ditë na ndajnë nga fitorja e 12 tetorit, në mënyrë që të kompletojmë transformimin e Junikut. Vazhdojmë +4 pa balotazh” shkroi Shehu.