75 Mall Live Search
21:46 / E Premte, 03 Tetor 2025 / F.R

Besnik Osmani në Fushë Kosovë: Prezantuam zotimet dhe kandidatet që do ta përfaqësojnë me dinjitet komunitetin

Kandidati për kryetar në Fushë Kosovë nga LDK-ja, Besnik Osmani, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me qytetarët e këtij vendi.

Osmani, përmes një postimi në facebook është shprehur se përkrahja e madhe që po marrim na jep edhe më shumë besim se qeverisja jonë e përgjegjshme do të jetë falënderimi më i mirë për këtë mbështetje të madhe

“Një takim fantastik me banorët e qytetit tonë, ku prezantuam zotimet tona dhe kandidatet që do ta përfaqësojnë me dinjitet komunitetin.

Përkrahja e madhe që po marrim na jep edhe më shumë besim se qeverisja jonë e përgjegjshme do të jetë falënderimi më i mirë për këtë mbështetje të madhe.

Lidhja Demokratike e Kosovës, 113 është numri. Fushë Kosova PËRTEJ!”, ka shkruar Osmani./IndeksOnline/