75 Mall Live Search
22:27 / E Premte, 03 Tetor 2025 / F.R

Përkrahje e fuqishme nga familja Ahmeti për kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi

Në një tubim madhështor të mbajtur në Komunën e Vushtrrisë, mbi 150 anëtarë të familjes Ahmeti, e njohur për peshën dhe kontributin e saj në jetën shoqërore dhe politike të qytetit, shprehën hapur mbështetjen e tyre për kandidatin për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, z. Ferit Idrizi.

Kjo përkrahje masive është një dëshmi e qartë e besimit të qytetarëve të Komunës së Vushtrrisë, për z. Ferit Idrizin, që njëherit  përfaqëson zgjidhjen e duhur për zhvillimin e komunës.

Vendosmëria e qytetarëve për t’u rreshtuar fuqishëm pas tij, konfirmon bindjen se e ardhmja e qytetit të Vushtrrisë është e lidhur ngushtë me vizionin dhe udhëheqjen e kryetarit aktual dhe të ardhshëm.

Përkrahje të tilla jo vetëm që fuqizojnë kandidaturën e Ferit Idrizit, por njëkohësisht pasqyrojnë qartë se vullneti i shumicës së qytetarëve është duke u manifestuar drejt një fitoreje të sigurt.