Aksioni i Antidrogës në Suharekë – Policia jep detaje: U sekuestruan 41 gramë marihuanë

Njësia Antidrogë ka ndërmarrë një aksion gjatë ditës së premte në qytetin e Suharekës, që ka përfunduar me arrestimin e një personi të dyshuar për posedim dhe shpërndarje të substancave narkotike.
IndeksOnline ka raportuar të premten se gjatë këtij aksioni, i dyshuari është kapur me një sasi të konsiderueshme të marihuanës, e cila ishte e paketuar me qëllim shitjeje. Sipas të njëjtave burime, personi i arrestuar është i njohur për autoritetet si shpërndarës (diler) i drogës.
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrrollit është gjetur dhe konfiskuar 41.35 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
“Fsh. Shirok, Suharekë 03.10.2025-19:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar 41.35 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë./IndeksOnline/