75 Mall Live Search
10:13 / E Shtunë, 04 Tetor 2025 / Gj Sh

Albert Bunjaku publikon listën e futbollistëve të Kosovës U19 për ndeshjet e tetorit

Përzgjedhësi i Kosovës U19, Albert Bunjaku ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për tre ndeshjet e raundit të parë kualifikues për Kampionatin Evropian U19.

Dardanët U19 të Kosovës do të nisin rrugëtimin e tyre në raundin e parë kualifikues për Kampionatin Evropian U19, i cili do të zhvillohet në Uells.

Kosova U19 bën pjesë në Grupin 12, ku do të përballet me Gjermaninë, Norvegjinë dhe Armeninë./IndeksOnline/