Statovci: Siguria, qetësia publike, mirëmbajtja banesore e deri te mbeturinat, janë probleme që nuk e kursejnë as zemrën e Kryeqytetit

Jeta Statovci, bartëse e listës për Asamble Komunale në Prishtinë nga Guxo, thotë se siguria, qetësia publike, mirëmbajtja banesore e deri te mbeturinat, janë disa nga problemet që nuk e kursejnë as qendrën e Prishtinës.
Statovci thotë se këto probleme i treguan edhe përfaqësuesit e Këshillit të lagjes dhe të Shoqatës së Kiosqeve të Kryeqytetit.
Postimi i plotë:
Siguria, qetësia publike, mirëmbajtja banesore e deri te mbeturinat, janë probleme që nuk e kursejnë as zemrën e Kryeqytetit, Qendren e Prishtines.
Këtë na thanë edhe përfaqësues të Këshillit të lagjes, dhe përfaqësues e Shoqates së Kiosqeve te Kryeqytetit, të cilët shpesh bëhen caku i parë i improvizimit të “sundimit të ligjit”, duke dëmtuar të vegjlit, në pamundësi të merren me më të mëdhenjtë.
Jeta Statovci 118 ✅