75 Mall Live Search
16:18 / E Shtunë, 04 Tetor 2025 / BA

Vesa në stadiumin e Rubin Kazanit, i bie ‘msysh’ Dakut

Tiktokerja Vesa Vllasaliu dhe futbollisti Mirlind Daku, i kanë dhënë fund beqarisë disa ditë më parë.

Përmes rrjeteve sociale, Vesa ka bërë të ditur se është shpërngulur në Rusi, pranë bashkëshortit të saj, shkruan IndeksOnline.

Ajo në Instagramin e saj ka publikuar foto nga stadium i Rubin Kazanit, ekipi ku Daku luan, duke treguar se po e përkrahë çdo herë nga afër.

Mirëpo duket se modelja ia ka dhënë të ‘mbrapshtën’ futbollistit, pasi ai në duelin e sotëm ndaj Krylya Sovetov pati një paraqitje jo të mirë.

Ai u vlersua me notën 5.9, duke u cilësuar si një nga lojtarët më të dobët në këtë ndeshje. /IndeksOnline/

Foto: