75 Mall Live Search
08:30 / E Diele, 05 Tetor 2025 / Burim

Plagosja në Shirokë të Suharekës, policia jep detaje rreth rastit

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmë në Shirokë të Suharekës, ku sipas policisë, deri te ngjarja ka ardhur pas një mosmarrëveshjeje verbale mes tre personave.

Burimet e IndeksOnline mësojnë se i plagosuri është, Burim Shillova, rreth 40 vjeçar.

Në njoftimin e policisë thuhet se i plagosuri ka pranuar tretman mjekësor në QKMF në Suharekë, ndërsa më pas është dërguar në Spitalin e Prizrenit.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKMF Suharekë e pastaj është dërguar në spitalin e Prizrenit i cili pas intervenimit kirurgjik është liruar. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh. /IndeksOnline/