Capital T dhe Adrola së bashku në Las Vegas, ndjekin nga afër një ndeshje boksi

Këngëtari Capital T dhe modelja, Adrola Dushi po shijojnë në maksimum lidhjen e tyre të dashurisë.
Përmes rrjeteve sociale, ata kanë zbuluar se kanë udhëtuar për në Las Vegas, shkruan IndeksOnline.
Dyshja atje ndoqen bashkë një ndeshje UFC-je, ku shqiptari, Ramiz Brahimaj ishte në ring.
Capital T njihet si një fans i flakët i këtij sporti, e si duket edhe Adrolës ka filluar t’i hyjë në qejf.

