Devolli Group përfaqëson Kosovën në panairin ndërkombëtar ANUGA 2025 në Këln, Gjermani

Nga data 04 – 08 tetor 2025, në qytetin Köln të Gjermanisë, zhvillohet panairi më i madh botëror i ushqimit dhe pijeveANUGA 2025, ku Devolli Group është i pranishëm duke përfaqësuar Kosovën me brendet e saj më të fuqishme: Birra Peja, GO+ Energy Drink, Sola Juices, Holla Dairy, AquaVitadhe Tango.
Devolli Group merr pjesë në çdo edicion të Anuga-s me shtandin e vet të veçantë, duke qenë ndër kompanitë e para ngaKosova që ka ndërtuar një prezencë të qëndrueshme dheprofesionale në këtë panair prestigjioz.
Edhe këtë vit, pjesëmarrja jonë vjen me përkushtim të plotë përtë promovuar produktet kosovare në mënyrën më dinjitoze dhepër të treguar potencialin e jashtëzakonshëm të industrisë sonëprodhuese.
Panairi ANUGA 2025 është një mundësi e rëndësishme për të zgjeruar bashkëpunimet ndërkombëtare dhe për të ndërtuarmarrëveshje të reja tregtare. Përmes këtij prezantimi, Devolli Group vazhdon të forcojë rolin e vet si një nga grupet më të fuqishme dhe më inovative në rajon, duke promovuar me krenarimarkën Devolli Group në tregun global.
Ju mirëpresim në:
HALL: 8.1 – STAND: A068
Anuga, Köln, Gjermani
04 – 08 tetor 2025
Devolli Group – Made in Kosovo. Trusted Worldwide.






