75 Mall Live Search
15:05 / E Diele, 05 Tetor 2025 / BA

VIDEO: Memli Krasniqi në Podujevë: Çdo votë për numrin 191 është një mundësi ma shumë për ndryshim

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar dje në Podujevë në mbështetje të kandidatit të PDK-së për kryetar të kësaj komune, Isak Shabani.

Krasniqi në një tubim madhështor në mesin e llapjanëve, ka thënë se Shabani është njeri i dëshmuar, patriot dhe profesionist i shkëlqyer.

“Çdo votë është një mundësi ma shumë për ndryshim, çdo votë është një mundësi më shumë drejt fitores. E nga sot dëshiroj ta përmbyll me mesazhin se për Podujevën ma mirë është me numrin 191 dhe me PDK-në. Ma mirë për Podujevën është me Isak Shabanin”, ka theksuar lideri i PDK-së. Ndërkaq, kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës Podujevës, Isak Shabani duke i falënderuar të gjithë për përkrahjen, u zotua për zhvillim ekonomik, subvencione në bujqësi, modernizim të shkollave, shërbime shëndetësore cilësore.

“Ne nuk premtojmë gjëra boshe, unë nuk premtoj mrekulli. Premtoj përkushtim, premtoj punë të ndershme, premtoj një komunë që punon, jo që flet, një administratë që hapë dyer, jo që mbyllë, një qeverisje që e sheh qytetarin në sy, jo nga dritarja”, ka thënë Shabani.