Autobusi përfshihet nga zjarri në Duhel të Suharekës, zjarrfikësit në vendin e ngjarjes

Një incident ka ndodhur rreth orës 16:00 në Duhel të Suharekës.
Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, një autobus është përfshirë nga flakët.
Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar.
Zjarrfikësit kanë arritur në vendin e ngjarjes.
Më poshtë mund të shihni pamjet./IndeksOnline/