75 Mall Live Search
18:30 / E Diele, 05 Tetor 2025 / AR

Video/ Kate Middleton zbrit nga avioni luftarak me taka të larta

Princesha e Uelsit, Kate Middleton, njihet për elegancën e saj dhe rrallë bën gabime, dhe e vërtetoi këtë gjatë vizitës së saj në Lincolnshire të enjten e kaluar.

Një video e mbretëreshës 43-vjeçare u bë virale pasi ajo tregoi një aftësi të jashtëzakonshme, duke ecur prapa me takat e saj, transmeton Indeksonline.

Gjatë një vizite në bazën ajrore RAF Coningsby, princesha u ngjit në një shkallë të ngushtë për të parë kabinën e një avioni luftarak Typhoon, dhe më pas zbriti prej saj duke ecur prapa, gjë që ngjalli admirim nga të pranishmit dhe përdoruesit e mediave sociale.

Komentet në rrjetet sociale vazhduan.

“Princesha Kate, perfeksion edhe kur ecën mbrapsht”, shkroi një fans. Një tjetër shtoi: “Ajo me të vërtetë mund të bëjë çdo gjë”, ndërsa një i tretë komentoi: “Ajo veshje është shumë elegante. Jam absolutisht e shokuar që ia doli të zbriste nga avioni me taka të larta”.

Për këtë rast, Kate veshi një kostum elegant gri me një pulovër, duke konfirmuar edhe një herë statusin e saj si një ikonë mode./Indeksonline/

@emisabethlilibet Stepping backwards down a portable staircase from a Typhoon fighter jet – in stiletto heels #princessofwales #catherinemiddleton #princesscatherine #katemiddleton #royalfamilyuk ♬ son original – Trendformusic🤍🇲🇺