Marina ndan foto të mrekullueshme nga “nëna natyrë”

Moderatorja e njohur shqiptare, Marina Vjollca, ka ndarë me ndjekësit disa momente nga një vend mahnitës në mes të natyrës.
Në një sërë fotografish të publikuara në rrjetet sociale, Marina shihet buzë një ujëvare, e relaksuar dhe e qeshur, ndërsa shijon paqen që ofron ambienti natyror, shkruan Indeksonline.

Ajo ka shoqëruar postimin me mbishkrimin: “Mother Nature: the original therapist 🌍”, një mesazh që përcjell frymë pozitive dhe kujdes për mirëqenien shpirtërore.

Marina Vjollca njihet për stilin e saj të veçantë dhe për dashurinë ndaj udhëtimeve, duke ndarë shpesh me ndjekësit momente nga destinacionet ku ajo gjen frymëzim e qetësi./Indeksonline/