75 Mall Live Search
19:17 / E Diele, 05 Tetor 2025 / G T

Shaqiri dhe Ajeti vendimtarë për Baselin, fitojnë në Superligën e Zvicrës

Skuadra e Baselit ka shënuar një tjetër fitore të madhe gjatë kësaj jave. Kampioni në fuqi mposhti 3:0 Servetten në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në Superligën e Zvicrës.

Golin e parë në këtë sfidë e shënoi sulmuesi shqiptar, Albian Ajeti në minutën e 5’të, shkruan Indeksonline

Dy golat tjerë për Baselin i shënoi Otele, një prej tyre u asistua nga Xherdan Shaqiri.

Baseli me këtë fitore shkon në kuotën e 15 pikëve në pozitën e 3-të./Indeksonline/