75 Mall Live Search
20:00 / E Diele, 05 Tetor 2025 / AR

E dobësuar dhe plot elegancë, Kiara rikthehet me një look që lë pa fjalë

Moderatorja e njohur Kiara Tito ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një paraqitje plot stil në një fustan të shkurtër e të ngushtë, që theksonte linjat e saj elegante.

Ndjekësit kanë vënë re se ajo duket dukshëm më e dobët pas lindjes së vajzës, duke marrë shumë komplimente për pamjen dhe energjinë e saj, shkruan Indeksonline.

Në përshkrimin e postimit, Kiara ka shkruar:

“Rikthehemi çdo të diel me Portokalli. Sonte premiera e sezonit ora 21:00 ne ekranin e @topchannelalbania”, duke konfirmuar kështu rikthimin e saj në skenën e njërës prej emisioneve më të dashura për publikun shqiptar./Indeksonline/