75 Mall Live Search
20:35 / E Diele, 05 Tetor 2025 / F.R

Beqa e Shabani në Gjakovë: Sonte u ndje zemra e vërtetë e fitores

Ervin Shabani kandidat i PDK-së për kryetar të Gjakovës sonte u prit ngrohtësisht në lagjen “Dardania” të Gjakovës.

Shabani deklaroi se sonte u ndje zemra e vërtetë e fitores, e sinqertë, e ngrohtë dhe plot dashni për Gjakovën

“Faleminderit Dardani MADHESHTORE 

Sonte u ndje zemra e vërtetë e fitores. E sinqertë, e ngrohtë dhe plot dashni për Gjakovën.

Çdo duartrokitje dhe çdo fjalë e mbështetje më dha forcë dhe besim se rruga jonë është e drejtë.

Me ju, fitorja nuk është vetëm qëllim, është ndjenjë që po rritet çdo ditë, ËSHTË E SIGURT.

Fitore për Gjakovën #mamirë

#ervinshabanipdk191“, shkroi Shabani.