75 Mall Live Search
08:47 / E Hënë, 06 Tetor 2025 / Z S

Plagosje me armë zjarri në Prishtinë, autori në kërkim nga policia

Një person ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit, pasi që një person dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja si dëshmi materiale.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin./Indeksonline/