Theret me thikë një person në Fushë Kosovë

Një person është therur me thikë mbrëmjen e së dielës në rrugën “Selim Grajqevci” në Fushë Kosovë.
Sipas Policisë së Kosovës, plagosja e viktimës erdhi si pasojë e rrahjes mes disa personave, derisa një i dyshuar është arrestuar.
Bëhet e ditur se i lënduari është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti është përfshirë në një rast rrahje në mes disa personave. Si pasojë lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar i cili dyshohet se është goditur me një mjet të mprehtë-thikë nga personat e përfshirë në rrahje. I njëjti (viktima) është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.