Britney rrëzohet nga shkallët, bëhet llom

Ylli me famë botërore, Britney Spears, pësoi një aksident pasi ra nga shkallët e shtëpisë së shoqes së saj dhe e lëndoi gjurin.
Ajo e zbuloi lajmin në Instagram, ku postoi një video të re ku shihet duke kërcyer pavarësisht dhimbjes, tranmeton Indeksonline.
“Rashë nga shkallët te shtëpia e shoqes sime dhe ishte tmerrësisht keq… Nuk jam e sigurt nëse e kam thyer, por nuk ndjejë dhimbjen për momentin. Faleminderit Zotit”, shkroi ajo.
Në video, shihet se gjuri i saj i djathtë është i mbështjellë, por Britney nuk ndalet, vazhdon të kërcej./Indeksonline/