75 Mall Live Search
10:07 / E Hënë, 06 Tetor 2025 / P M

Trump u dërgon mesazh palëve para bisedimeve Hamas-Izrael: Lëvizni shpejt

Një javë pasi presidenti amerikan Donald Trump prezantoi planin e tij 20-pikësh për paqen në Gaza në Shtëpinë e Bardhë, sot pritet të nisin bisedimet indirekte mes Hamasit dhe Izraelit në Egjipt.

Negociatorët e të dyja palëve do të takohen në qytetin bregdetar të Sharm el-Sheikhut, në Detin e Kuq, ku do të jenë të pranishëm edhe i dërguari i posaçëm amerikan Steve Witkoff,si dhe ministri i jashtëm i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, raporton BBC.

Në një deklaratë të publikuar të premten, Hamasi është shprehur se në parim pranon lirimin e të gjithë pengjeve izraelite të mbetura, përfshirë rreth 20 persona që besohet se janë ende gjallë. Megjithatë, grupi tha se kërkon negociata të mëtejshme për pjesë të tjera të planit të Trumpit.

Takimet në Sharm el-Sheikh pritet të jenë ndër më të rëndësishmet që nga fillimi i luftës, duke u konsideruar si një moment i mundshëm kthese në përpjekjet për t’i dhënë fund muajve të konfliktit dhe krizës humanitare në Gaza.