Dhuna që la gjurmë, hematoma në dorën e majtë të Liridonës, para se të vritej, dëshmia e mjekut ligjor (Video)

Javorka Përlinçeviq, prokurorja në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt ka kërkuar sqarim nga mjeku ligjor Naim Uka për hematomën e krijuar në dorën e majtë të Liridonës, e cila dyshohet të jetë shkaktuar para vdekjes.
Ajo ka kërkuar që, përmes ngjyrës së hematomës, të përcaktohet koha e krijimit të saj në raport me momentin e privimit nga jeta.
“Është me rëndësi me u theksu, përjashtohet çdo mundësi e kësaj plage pas vrasjes së saj. Ndryshe, plagët pas vdekjes quhen post mortum. Këto dëmtime janë gjatë momentit të vrasjes apo pas momentit të vrasjes. Sa i përket kohës, përngjyrimi i kuq përfshinë intervalin kohor nga 0 deri 24 orë, varësisht nga fiziologjia e organizmit, dhe reaksionet nga atakimi i trupave të huaj nga jashtë,” ka thënë mjeku Naim Uka.