75 Mall Live Search
10:49 / E Hënë, 06 Tetor 2025 / Z S

Gara për kreun e ri të SPAK, ende asnjë kandidaturë dy ditë para skadimit të afatit

Kur na ndajnë vetëm dy ditë nga përfundimi i afatit të vendosur nga KLP për paraqitjen e kandidaturave për kreun e ri të SPAK, ende nuk është dorëzuar asnjë aplikim zyrtar.

Afati i fundit për shprehjen e interesit dhe dorëzimin e platformës është dita e mërkurë, 8 tetor, sipas vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Sipas burimeve të Euronews Albania, pritet që gjatë këtyre ditëve të aplikojnë të paktën katër prokurorë të SPAK, të cilët synojnë të zëvendësojnë Altin Dumanin në detyrë, duke nisur nga 19 dhjetori i këtij viti.

Pas mbylljes së afatit, KLP do të ketë në dispozicion dy muaj për të shqyrtuar kandidaturat, zhvilluar intervistat publike dhe për të marrë vendimin me votim./Indeksonline/