Lushtaku i përgjigjet Kurtit: Jam arrë e fort në këtë vend

Kryeministri në detyrë Albin Kurti mbajti ditën e djeshme një tubim elektoral në Skenderaj.
Nga Skenderaj Kurti u shpreh se pushteti aktual nuk ka as program e as ide, dhe që udhëhiqet nga një multi-milioner, ish komandant i cili kënaqet kur i frikësohen njerëzit.
Lidhur me këtë Indeksonline ka kontaktuar Sami Lushtakun për të marrë një pronocim lidhur më akuzat e Kurtit.
Për Indeksonline, Lushtaku është shprehur se Albin Kurti nuk i ka bo ndër as nuk i bën nder Kosovës dhe se veprimet e Kurtit më së shumti i shkojnë përshatit Serbisë.
“Albin Kurti nuk i ka bo nder as nuk i bon nder Kosovës. Secilin veprim që ky e ka bo i ka shku përshtati vetëm Serbisë. Kemi prishje të raporteve me Shtetet e Bashkura të Amerikës, Shqipërinë, Maqedonië e Veriut dhe mardhëniet ndërnjerëzore’’ ka thënë Lushtaku për Indeksonline.
Lushtaku thotë se ai është ‘’arrë e fortë’’ në Skenderaj dhe Kurti smund ta bind anjë qytetarë në Drenicë.
‘’Nëse ai ka thonë që unë jam multimilionerë, për ketë janë gjykatat, kjo është një poshtërisi që ai e bën në mënyrë të vazhdushme, nuk është hera e parë që më sulmon mua dhe kjo vetëm për arsye që une i kom thonë që ai në Drenicë nuk mundesh me e bind asnjë qytetarë, mu qytetarët e Drenicës më njohin ma mirë se Kurtin, unë jam arrë e fortë në këtë vend” ka shtuar Lushtaku për Indeksonline
Kandidati i PDK-së për kryetar të Skenderaj ka komentuar edhe një deklaratë të Kurtit i cili është shprehur se tutsat e kanë lakmi tutën e tjetrit.
“Nëse dikush tutet votën nuk ta jep sepse atje në vendvotim njëriu hyn vetëm, gazetarët munden me ardhë në Skenderaj e më pyt edhe nuk ka nevojë me ia publiku ftyrat hiq, njerëzit nuk frikësohen as nuk janë frikësuar kurrë, ky e ka për qëllime politike, ai don me sundu jo unë, mu m’ka bo nderë edhe Drenica i din veprimet e mija e veprimet e Kurtoviqit’’ thotë Lushtaku./Indeksonline/