Shqipëria U-19 publikon listën për ndeshjet e tetorit

Kombëtarja Shqipëtare e grupmoshave U-19 do të zhvillojë dy ndeshje gjatë këtij muaji.
“Kuqezinjtë” e rinj do të përballen ndaj Kombëtares së Irlandës, ku do të zhvillojnë dy ndeshje brenda 2 ditësh.
Trajneri Julian Ahmataj, publikoi edhe listën e të ftuarëve për të dyja këto ndeshje.

Ndeshjet ndaj Irlandës, do të zhvillohen fillimisht më 10 tetor, në “Shtëpinë e Futbollit”, në Tiranë si dhe në stadiumin e Luzit, më 12 tetor./IndeksOnline/