20-shi i Nismës në Prishtinë, një i ri me potencial për kryeqytetin

Në një kohë kur Prishtina ka nevojë për energji të re dhe njerëz të ndershëm, Ermal Mehmeti po shihet si një ndër zërat më premtues të gjeneratës së re.
Ai vjen nga jeta e përditshme e qytetit, ku çdo ditë përballet me të njëjtat probleme si të gjithë: mungesë parkimi, mbeturina, ndriçim të dobët dhe mungesë të hapësirave të gjelbra.

“Zgjidhjet nuk kërkojnë mrekulli – kërkojnë njerëz të ndershëm që punojnë me zemër dhe për qytetarin,” thotë Mehmeti.
Në fletëvotim, Nisma Socialdemokrate mban numrin 186, ndërsa Ermal Mehmeti – numrin 20.
Vota 186 + 20 është votë për një Prishtinë më të pastër, më të sigurt dhe me më shumë jetë.