75 Mall Live Search
13:27 / E Hënë, 06 Tetor 2025 / H F

Kaos në rrugën për në QKUK/ Bllokadë totale, ngecin edhe autoambulancat

Një situatë kaotike është krijuar mesditën e së hënës në rrugën që të qon drejt Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku qarkullimi duket se është paralizuar plotësisht.

Në trafik kanë mbetur të bllokuara edhe autoambulanca që transportonin pacientë, duke rritur shqetësimin për ndikimin që kjo pengesë mund të ketë pasur në trajtimin e menjëhershëm të tyre.

Pamjet e dërguara nga lexues të IndeksOnline tregojnë kolona të gjata automjetesh, të cilat prisnin me minuta të tëra për të kaluar këtë pjesë të kryeqytetit.