Rexhepi: Albin Kurti vjen në Skënderaj vetëm për të provokuar

Kandidati për asamblist në komunën e Skënderajt nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Fikret Rexhepi ka reaguar pas vizitës së fundit të kryeministrit Albin Kurti në këtë komunë.
Sipas tij, vizitat e Kurtit në Skënderaj, janë vetëm për të provokuar.
“Jo për të dëgjuar qytetarët, jo për të sjellë zgjidhje, por për të ndezur tension dhe për të bërë shfaqje politike.”, ka shkruar mes tjerash ai.
Statusi i tij i plotë:
Çdo fushatë, e njëjta skemë:
Albin Kurti vjen në Skenderaj vetëm për të provokuar!
Jo për të dëgjuar qytetarët, jo për të sjellë zgjidhje, por për të ndezur tension dhe për të bërë shfaqje politike.
Ndërprerja e projektit të ujit në Brus, lënia pa ujë e qytetarëve të Drenicës për pesë vite me radhë dhe injorimi që ju bë drenicasve kur po përballeshin me vërshimet, nuk harrohet dhe nuk mbulohet me premtime boshe!
Pesë vite të qeverisjes së Albinit, Drenica përjetoi përbuzje, padrejtësi dhe shpërfillje totale.
Skenderaj nuk ka nevojë për provokime, por për zhvillim, për respekt dhe për udhëheqje me vepra, jo me fjalë boshe.
Skenderaj nuk e harron dhe nuk mashtrohet!
Këtu njerëzit mbajnë mend kush i ka ndihmuar dhe kush i ka lënë në harresë.