Bekë Berisha: Refuzojë debatin e Adriatik Kelmendit – nuk luftoj njërin duke kursyer tjetrin, i dua përballë të dy

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha, ka bërë të ditur se refuzuar pjesëmarrjen në debatin e planifikuar nga gazetari Adriatik Kelmendi.
Berisha përmes një postimi në facebook është shprehur se nuk marrë pjesë në debat ku është njeri prej tyre, sepse qëllimi i tij nuk është ta luftoj njerin, duke e kursyer tjetrin, por dua ti luftoj që të dy, njëkohësisht.
“Nuk do të marrë pjesë në debatin e organizuar nga Adriatik Kelmendi! Me gjithë respektin për drejtuesin e emisionit, Adriatikun, po edhe për televizionin e respektuar Klan Kosova, me duhet ta refuzoj pjesëmarrjen në debatin e planifikuar!
Unë, jam futë në garë për t’u bërë Kryetar i Komunës dhe me kënaqësi do të përballesha me Perparimin dhe Hajrullahun, të cilët i shoh barabartë të dëmshëm për qytetin e Prishtinës, po nuk marrë pjesë në debat ku është njeri prej tyre, sepse qëllimi im nuk është ta luftoj njerin, duke e kursyer tjetrin, por dua ti luftoj që të dy, njëkohësisht”, ka shkruar Berisha.
Berisha theksoi se për 4 vite ka qenë “arenë lufte”, midis Qeverisë së Hajrullahut dhe Komunës së Perparimit, duke e lënë qytetin dhe hallet e qytetarëve në meshirën e kohës.
“Të mos harrojmë që Prishtina për katër vite ka qenë “arenë lufte”, midis Qeverisë së Hajrullahut dhe Komunës së Perparimit, duke e lënë qytetin dhe hallet e qytetarëve në meshirën e kohës, prandaj as unë nuk mund ti ndaj nga barra e përgjegjësisë”, ka shkruar Berisha.
Tutje Berisha i kërkoj falje shikuesve që kanë pritur këtë debat, por që vendimi i tij buron nga bindja se debati përballja duhet të jetë e drejtë dhe e plotë./IndeksOnline/