Rihanna shfaqet për herë të parë në publik pas lindjes së fëmijës së tretë

Pas disa javësh larg syve të publikut, Rihanna është parë për herë të parë që prej ardhjes në jetë të fëmijës së saj të tretë me reperin A$AP Rocky.
Këngëtarja u fotografua mbrëmjen e së premtes në West Hollywood, ku mori pjesë në festën e 37-vjetorit të partnerit të saj.
Për daljen e parë publike pas lindjes, Rihanna kishte zgjedhur një xhaketë të zezë lëkure në stil “bomber”, pantallona me fund me pupla, taka të zeza elegante dhe syze të errëta, një kombinim tipik i stilit të saj të guximshëm e të sofistikuar. Flokët i kishte të gjata, kaçurrela, të ndara në mes.

Nga ana tjetër, Rocky kishte veshur një pardesy ngjyrë bezhë me pantallona në të njëjtën nuancë dhe kravatë, ndërsa të dy u panë duke u larguar me një Rolls-Royce kabriolet. Çifti u fotografua duke biseduar e buzëqeshur përpara se të largoheshin, dhe në një moment, Rihanna u përshëndet e lumtur me fotografët nga sedilja e pasme e makinës.

Në 24 shtator, këngëtarja kishte ndarë me fansat lajmin e bukur për ardhjen në jetë të vajzës së tyre, duke zbuluar edhe emrin përmes një postimi në Instagram:
“Rocki Irish Mayers – 13 shtator 2025”, – shkruante ajo, krahas një fotoje ku mbante në krahë foshnjën dhe një palë doreza boksi rozë me fjongo.
Rihanna dhe A$AP Rocky janë bashkë që prej vitit 2020, megjithëse miqësia e tyre ka nisur shumë më herët që në vitin 2012, kur bashkëpunuan për remiksin e këngës “Cockiness (Love It)”.